Botë

Gjermania raporton afro 20 mijë raste të reja me koronavirus

Foto: Reuters / ilustrim

Gjermania ka raportuar për 19.990 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 597.583. Shifra është rekorde. 

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch për sëmundje infektive, shifra e të vdekurve është rritur për 118 në 24 orët e fundit, duke arritur në totalin 10.930.

Në Çeki është regjistruar shifër rekorde e të infektuarve në 24 orët e fundit. Janë regjistruar 15.729 të infektuar të rinj, duke arritur në total 378.716. Është raportuar për 220 vdekje të reja, duke përfshirë 123 të mërkurën dhe po ashtu shifrat e rishikuara të ditëve të kaluara, duke arritur në totalin 4.133.