Botë

352 të vdekur e mbi 30 mijë të prekur me COVID-19 në Itali

Foto: Reuters

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali 352 persona me COVID-19 kanë vdekur, derisa janë regjistruar mbi 30 mijë raste të reja, raporton Reuters, përcjell KOHA.

Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka konfirmuar se sot janë regjistruar 30,550 raste me koronavirus, për dallim nga dje që ishte 28,244.

Numri i të vdekurve në këtë vend raportohet të ketë shkuar në 39,764. Derisa numri i të infektuarve është 790,377.

Lombardia vazhdon të jetë rajoni më i goditur, me 7738 raste të reja me COVID-19.