Botë

Çekia kërkon ndihmë emergjente nga OBSH-ja për të luftuar COVID-19

Descriptive Text

Organizata Botërore e Shëndetësisë është pajtuar të dërgojë urgjentisht një ekip mjekësor në Republikën e Çekisë, me kërkesë të qeverisë, ndërsa spitalet në vend po luftojnë me një valë të dytë të koronavirusit dhe mijëra punonjës mjekësorë janë infektuar.

Qeveria çeke ka pranuar ofertën e OBSH-së për të aktivizuar sistemin e ekipit mjekësor të urgjencës në mënyrë që ekipet e punonjësve shëndetësorë të mund të arrijnë në vend në mënyrë që të mbështesin përpjekjet kombëtare, tha sot një zëdhënës i zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën, raporton Politiko.

Ndihma e OBSH-së pasoi atë të SHBA-së, e cila ra dakord për të dërguar mjekë ushtarakë dhe punëtorë mjekësorë në Çeki.

Vullnetarët gjithashtu iu përgjigjën thirrjes, njoftoi Reuters.

Mijëra punonjës shëndetësorë në Çeki aktualisht nuk janë në gjendje të punojnë, sepse janë të prekur me COVID-19. Besohet se janë më shumë se 10,000 të infektuar me koronavirus.

Me mesatare të infeksionit prej 1.586 njerëz në 100,000, Çekia renditet e dyta në Bashkimin Evropian, pas Belgjikës, për nga numri i të prekurve.