Botë

Në Kroaci, 18 të vdekur e 1.413 të prekur me COVID-19

Descriptive Text

Situata me koronavirus në Kroaci po vazhdon të rëndohet.

Të martën, autoritetet shëndetësore të këtij vendi kanë njoftuar për 1.413 raste ditore.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 18 persona si pasojë e COVID-19.

Me këtë, numri i të prekurve në këtë vend është rritur në 38.621, derisa kanë vdekur 470 pacientë.

Në fakt, në gjithë rajonin dhe më gjerë numri i të prekurve po rritet së tepërmi. Situatë e rënduar paraqitet edhe në vendet fqinje të Kroacisë, Slloveni dhe Bosnjë-Hercegovinë.