Botë

“Trump nuk ishte pjesë e asnjë hetimi”

Avokati personal i presidentit amerikan Trump tha se ish-drejtori i FBI-së, James Comey, dëshmoi se presidenti nuk ishte nën asnjë hetim, transmeton Tv Arta.

Mark Kasowitz gjithashtu tha se nuk ka dëshmi se një votë e vetme është ndryshuar si pasojë e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit të shkuar. Kasowitz akuzoi ish-shefin e FBI-së për zbulimin e detajeve të një bisede me presidentin, duke shtuar se autoritetet duhet ta shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së Comeyt në hetimin e përgjithshëm.