Botë

Qeveritë shfrytëzojnë virusin për pushtet autoritar

Në pranverë, kur po ngrihej në mënyrë të jashtëzakonshme numri i vdekjeve nga koronavirusi, shumë shtete morën masa agresive për të kontrolluar përhapjen e COVID-19.

Qeveritë institucionalizuan gjendje të jashtëzakonshme dhe ndaluan udhëtimet, madje ndaluan edhe tubimet e mëdha.

Reagimet e ngjashme janë ndërmarrë, meqë nga pikëpamja mjekësore u panë si të domosdoshme për të ruajtur shëndetin publik. Dhe kjo ua ka lejuar politikanëve që të cenojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Pandemia është përdorur për të justifikuar politikat e përgjimit dhe shmangies së dhënies së llogarisë, me pajtim të opinionit publik.

Megjithatë, marrja e kompetencave të gjera ka provokuar edhe rezistencë në Shtetet e Bashkuara, Izrael, Hungari dhe Kinë – dhe çështja është se sa mund të zgjasë efekti i pandemisë për t’iu dhënë flakë edhe më të mëdha shqetësimeve dhe ngritjes së zemërimit publik.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Donald Trump e ka përdorur pandeminë si arsyetim për ngritjen e kufizimeve kufitare dhe për kërkesat e azilit.

Në mars, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngrirë marrëveshjen për refugjatët. Marrëveshja u rifuqizua në fund të korrikut, por me shifra të reduktuara të refugjatëve të pranuara në Shtetet e Bashkuara.

Deri më 18 shtator, vetëm mbi dhjetë mijë refugjatë ishin vendosur në vitin fiskal 2020 krahasuar me mbi 22 mijë syresh në vitin fiskal 2018.

Në fillim të tetorit vetëm 40 për qind të amerikanëve aprovonin mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga ana e Donald Trumpit, megjithëse shumica e republikanëve aprovuan kufizimet e përkohshme për emigrantët, me qëllimin se, pretendojnë ata, kështu do të ngadalësohet shkalla e përhapjes së pandemisë.

Natyrisht se publiku amerikan nuk e ka pranuar krejt mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga presidenti republikan.

Ka shumë politika të lidhura me koronavirusin që kanë ngjallur pakënaqësi të gjerë, jo vetëm të ekspertëve, por edhe të njerëzve të politikës amerikane, përfshirë republikanë të njohur, dhe shumë qytetarë që kundërshtojnë qasjen e gjertanishme të presidentit.

Gjatë verës, presidenti provoi të diskreditonte dhe poshtëronte lëvizjen “Black Lives Matter”, protestuesit e së cilës dolën në rrugë. Trumpi fajësoi ata se me tubimet e tyre po përshpejtonin bartjen e koronavirusit.

Me Trumpin që po pëson rënie të madhe në anketime në prag të zgjedhjeve presidenciale, duket se flamuri për efektet e masave ka nisur të mos mund të valohet krenueshëm. Zemërimi publik është në ngritje.

Në Izrael, mbështetësit e përpjekjeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të përdorur asetet e inteligjencës së vendit për të përgjuar qytetarët kanë marshuar në përkrahje të liderit të tyre.

Para kohës së pandemisë, Netanyahu ishte shumë afër të mbetej jashtë qeverisë. Por lideri përdori krizën për t’i aktivizuar kompetencat e gjendjes së jashtëzakonshme dhe pastaj aprovoi një ligj të ri për rregulla të reja të situatës emergjente.

Në korrik, protestuesit dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e Netanyahut

Si kundërvënie ndaj protestave të vazhdueshme, Qeveria e Netanyahut aprovoi një ligj që ndalon protestat masive gjatë kohës së izolimit të vendit për shkak të pandemisë.

Në Hungarinë dhe Poloninë joliberale, Viktor Orban dhe Andrzej Duda përdorën ligjet e gjendjes së jashtëzakonshme për të konsoliduar pushtetin.

Orbani “sundoi me dekret”, duke ia mundësuar vetes që të aprovojë ligje pa kurrfarë kontrolli.

Uzurpimi i mëtejshëm i pushtetit në Hungari dhe Poloni nuk ia ka ndaluar të shuajë të gjithë zërat kundërshtues të shoqërive civile.

Ndërkaq shtetet jodemokratike, si Kina, kanë shumëfishuar justifikimin për intensifikimin e represionit kundër të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare.

Edhe vendet demokratike si Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë përdorur gjendjen e jashtëzakonshme si maskim në emër të aksioneve jodemokratike.

Megjithatë, duke pasur parasysh liritë më të mëdha politike të mishëruara brenda institucioneve demokratike – madje edhe në vende joliberale, si Hungaria – liderët politikë në demokraci janë ndeshur më së shumti me rezistencë.