Botë

Katalonja mbyll baret dhe restorantet për 15 ditë shkaku i COVID-19

Descriptive Text

Rajoni spanjoll i Katalonjës, që përfshinë edhe qytetin e Barcelonës, ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe restoranteve për 15 ditë, nga mbrëmja e së enjtes, raporton Reuters.

Derisa ka limituar gjithashtu edhe numrin e njerëzve që do të lejohen të hyjnë në dyqane, një përpjekje kjo për të ulur numrin e rasteve me koronavirus, transmeton KOHA.

Me afër 900 mijë raste me COVID-19 dhe më shumë se 33 mijë viktima, Spanja është bërë epiqendër e pandemisë në Evropën perëndimore.

Baret dhe restorantet në Katalonjë do të lejohen të japin shërbime “merre me vete” dhe ato me porosi, ka bërë të ditur ud të shefit të rajonit, Pere Aragones.

“Duhet të veprojmë sot në mënyrë që të shmangim një mbyllje totale në javët e ardhshme. Situata është shumë shqetësuese”, është shprehur Aragones.

Raportohet se qeveria lokale do të ndihmojë baret dhe restorantet me 40 milionë euro.