Botë

Turqia i kërkon Rusisë t'u bëjë presion armenëve në respektimin e armëpushimit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i ka kërkuar homologut të tij rus, Sergei Lavrov, t’u bëjë presion Armenisë për respektimin e armëpushimit në Nagorno-Karabakh.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Rusia për Armeninë dhe Azerbejxhanin, kishte qëllim ndalimin e luftimeve dhe lejimin e dyja palëve për shkëmbimin e të burgosurve dhe të vdekurit e luftës, shkruan Reuters.

Ministri i Jashtëm turk përmes një konference ka dënuar një sulm të forcave armene në Ganjën, qyteti i dytë i Azerbejxhanit.