Botë

Shpërthim në Iran, vdesin dy persona

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim i madh në qytetin Ahvaz të Iranit, duke lënë të vdekur të paktën dy persona.

Siç njofton Reuters, shpërthimi ndodhi për shkak të rrjedhjës së gazit, duke shkatërruar totalisht një ndërtesë ndërsa autoritetet janë duke kërkuar të mbijetuar nën rrënoja.

Ndërtesa ishte dykatëshe dhe e vendosur pranë një tregu.