Botë

Kroacia raporton shifër rekorde të të infektuarve me koronavirus - 542

Kroacia të enjten ka raportuar 542 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, që është shifër rekorde që nga fillimi i pandemisë.

Situatë e rëndë po paraqitet edhe në Slloveni. Ky vend, të mërkurën raportoi numrin më të madh të rasteve me COVID-19, 387.

Numri i rasteve pritet të rritet në javët në vazhdim, kur besohet se do të nisë vala e tretë dhe do të ketë edhe “përzierje” me gripin sezonal.

“Pandemia po përshpejtohet, në Kroaci, në shtatë ditët e fundit është shënuar rritëm shqetësues. Ky virus është kërcënim serioz”, ka thënë kryeministri i Kroacisë, Anderj Plenkoviq.

Rritje të numrit të të prekurve ka edhe në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni.