Botë

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Trumpi në gjendje stabile dhe pa simptoma të koronavirusit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka asnjë simptomë të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, derisa edhe ekzaminimet fizike tregojnë se gjendja e tij është stabile, ka thënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, raporton Reuters.

Conley, në një deklaratë të lëshuar me lejen e Trumpit, ka thënë se presidenti ka qenë pa ethe për më shumë se katër ditë dhe nuk kishte pasur nevojë e as nuk ka marrë ndonjë përmbajtje të oksigjenit që nga shtrimi i tij në spital, transmeton KOHA.

Trumpi ishte hospitalizuar të premten pasi testimet kanë treguar se ai ishte prekur me COVID-19. Të hënën ai ishte kthyer në Shtëpinë e Bardhë.