Botë

Sirianët u kërkojnë prokurorëve gjermanë t’i hetojnë sulmet me armë kimike

Avokatët që përfaqësojnë viktimat e sulmeve të armëve kimike në Siri, thonë se kanë paraqitur ankesa penale në prokurorinë publike federale të Gjermanisë, kundër disa zyrtarëve sirianë, që dyshohen për vdekjen e qindra civilëve.

Qeveria siriane e Presidentit Bashar al-Assad, ka mohuar akuzat e tilla duke thënë se nuk ka përdorur armë kimkie ndaj civilëve të saj, ndërsa përpjekjet e fuqive perëndimore në ngritjen e këtyre pretendimeve, janë bllokuar nga Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurimit, shkruan Reuters.

Gjermani është “shtëpia” e rreth 600 mijë sirianëve dhe ka ligje mbi juridiksionin universal, që të ndjekë penalisht njerëzit për krime kundër njerëzimit, të kryera kudo në botë.

Avokati për Iniciativën e Drejtësisë të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Steve Kostas, ka deklaruar se mbetet të shihet nëse prova të mjaftueshme lidhur me këto pretendime, dhe pas kësaj, të lëshohet ndonjë urdhëarrest eventual ndaj anëtarëve të Assadit.