Botë

Pompeo udhëton për në Japoni, takimet do të jenë të reduktuara për shkak të koronavirusit

Descriptive Text

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo ka arritur në Japoni, për një vizitë të lënë në gjysmë, që kur Presidenti Trump është shtrirë në spital si shkak i koronavirusit.

Udhëtimi dhe takimet do të jenë të shkurta, si shkak i gjendjes së krijuar, ndërsa Pompo ka anuluar vizitat në Mongoli dhe Korenë e Jugut siç ishte planifikuar, shkruan Reuters.

Pompeo do të takohet me kryeministrin japonez, Yoshihide Suga, i cili sapo ka marë detyrën, dhe do të bëjë disa takime të tjera me ministrin e Jashtëm të Indisë dhe Australisë.

Takimi i Pompeos me Grupin e Kuadrove, ku bëjnë pjesë SHBA-ja, Japonia, Australia dhe Japonia, vjen në një periudhe të tensioneve mes Uashingtonit dhe Kinës, ndërsa Pomepo ka deklaruar para mediave se shpreson në një “arritje të rëndësishme” me ta.

Pompeo para nisjes për në Japoni, ka thënë se ka biseduar me Presidentin Trump dhe se ai ishte në disponim të mirë.