Botë

Trump pritet të dalë sot nga spitali, thotë Shtëpia e Bardhë

Descriptive Text

Gjendja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vazhdoi të pëmirësohet gjatë natës dhe Shtëpia e Bardhë është optimiste se ai do të dalë nga spitali, ku po trajtohet për sëmundjen COVID-19, gjatë ditës së sotme.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, tha në një intervsitë për Fox News se “mjekët do të venodsin më vonë nëse do ta lirojnë”.

Trump bëri afro 20 postime në Twitter, qysh të hënën në mëngjes, kryesisht për zgjedhjet e nëntorit.

Edhe pse virusi në trupin e tij konsiderohet ende ngjitës, Trump, të dielën, doli për pak kohë me makinë, për t’i përshëndetur mbështetësit e tubuar rreth spitalit Walter Reed, ku edhe po trajtohet.

Më herët, Trump publikoi një video në Twitter, duke thënë se ai ka "mësuar shumë" për sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, që nga infektimi.

“Kjo është shkolla e vërtetë, nuk është ‘le t’i lexojmë librat e shkollës’. Dhe, unë e kuptoj. Dhe, është një gjë shumë interesante”, tha Trump.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, janë diagnostikuar me COVID-19 të premten.

Në të njëjtën ditë, Trump është shtruar në suitën presidenciale të spitalit ushtarak Walter Reed, ku ka vazhduar të punojë.

Mjekët thanë se Trump po trajtohet me steroid dhe me anti-viralin remdesivir.

Presidentit i është dhënë edhe një ilaç eksperimental që zhvillon antitrupa, për ta ndihmuar sistemin imunitar të luftojë virusin.

"Pacienti vazhdon të përmirësohet. Ai nuk ka pasur temperaturë qysh të premten në mëngjes”, tha për gazetarët doktor Sean Dooley/REL.