Botë

Në Maqedoni të Veriut tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 191 të infektuar

Në Maqedoni të Veriut tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 191 të infektuar të rinj.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 1350 persona dhe 191 kanë rezultuar pozitiv.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 77 pacientë.

Numri total i të infektuarve në Maqedoni të Veriut ka arritur në 18.790. Janë shëruar 15.341, ndërsa janë 2693 raste aktive. Kanë vdekur 756 persona si pasojë e COVID-19.