Botë

Kthehen rastet e shumta me koronavirus në Rusi, 10 mijë brenda 24 orëve

Descriptive Text

Rusia ka raportuar 10 mijë e 499 raste të reja me koronavirus.

Sipas Reuters, këto shifra janë më të larta që nga 15 maji, kur shpërthimi kishte kaluar kulmin e tij dhe Rusia kishte kufizime të ashpra.

Qendra për gjendjen e koronavirusit në Rusi ka bërë me dije se 107 vdekje janë raportuar në 24 orët e fundit, duke çuar kështu në 21 mijë e 358 vdekje totale.