Botë

Trump me koronavirus, ish-mjeku i thotë se do të frustrohet gjatë izolimit

Descriptive Text

Presidenti Trump do të jetë i frustruar përgjatë vetë-izolimit që do të qëndrojë për 10 ditë të plota. Këto deklarime i ka bërë ish-mjeku i tij, Ronny Jackson për BBC.

“Presidenti Trump është person që pëlqen të qëndrojë afër njerëzve, në kohën e fushatës”, ka thënë Jackson, i cili deri në vitin 2018 ishte mjek i Trump.

Ish-mjeku ka potencuar se Trump ka një shëndet të mirë dhe mund të kalojnë më pak se 10 ditë, që të testohet negativisht nga koronavirusi dhe t’i kthehet jetës normale.