Botë

Gruevski për “Dhunën në Qendër” dënohet me 1 vjet e 6 muaj burg

Shkup, 29 shtator – Nikolla Gruevski për “Dhunën në Qendër” dënohet me 1 vjet e 6 muaj burg, Janakieski dënim me kusht. Ish kryeministri në arrati Nikolla Gruevski dënohet me 1 vjet e 6 muaj, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dënohet dhe Aleksandar Trajkovski dhe disa të akuzuar të tjerë me dënim me kusht.

Janakieski nëse për 1 vit nuk e kryen veprën e tillë ndërsa të akuzuarit e tjerë me 9 muaj nëse nuk e kryen vepër te tillë.

Vendimi merret pas një procesi gjyqësor katërvjeçar, ku dje ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski në fjalët përfundimtare kërkoi që të lirohet nga akuza sepse sipas tij prokuroria nuk ka treguar dëshmi se ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Sipas tij, akuza pasqyron një bisedë të interpretuar nga “bombat” e publikuara dhe se e njëjta është krijuar sipas rrëfimit të dëshmitarit të dënuar, Tomisllav Lazarov.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë të akuzuarit kanë nxitur dhe kanë organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE-së për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Prokurorja Fatime Fetai në seancën e fundit liroi nga akuzat për këtë lëndë ish deputeten e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangelova, Milan Andonovski dhe Borçe Bogdanovski.