Botë

Brenda dy viteve, Trump kishte paguar vetëm 750 dollarë taksa

Presidenti Donald Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale në vitet 2016-2017, gjatë kohës kur kishte përjetuar humbje të mëdha ekonomike nga ndërmarrjet e tij, për t’i kompensuar qindra milionë dollarë në të ardhura.

Sipas një raporti të cilin Trump e cilësoi si lajm i rremë, NY Times shkroi se Presidenti republikan gjithashtu nuk kishte paguar taksa federale mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet e kaluara, deri më 2017, ani pse kishte marrë 427.4 milionë deri në 2018 nga programi i tij televiziv.

Zbulimi i raportit të informacioneve private erdhi pak muaj para zgjedhjeve Presidenciale të 3 nëntorit ndërmjet Trump dhe demokratit, Joe Biden.

Demokratët ishin të shpejtë në publikimin e këtij raporti duke paraqitur Trump si mashtrues taksash dhe vënë në pikëpyetje imazhin e tij të pastër si biznesmen i drejtë.

Drejtuesi i shumicës së demokratëve, Chuck Schumer shkroi në “”Tëitter” duke pyetur qytetarët amerikanë se a paguajnë taksa më shumë sesa Trump.

Duke e quajtur raportin si totalisht të rremë, në konferencë për media, Trump, përmendi një auditim si arsye për të mos u “dorëzuar”, shkruan Reuters.

Në një deklarim për Times, avokati i organizatës së Trump, Alan Garten deklaroi se Trump ka paguar miliona dollarë taksa përgjatë dekadës së fundit, pa e cekur konkretisht taksën miminale të të ardhurave.

Refuzimi i vazhdueshëm i Trump për lirimin e taksave ka bërë një shmangie nga standardi praktik i kandidaturës presidenciale.

Ai aktualisht është në një betejë ligjore me prokurorët e Neë York City dhe Demokratët e Kongresit.