Botë

“Gratë bankiere” e shpëtojnë shoqërinë nga kreditë

Descriptive Text

Komunitetet minoritare në SHBA dhe kudo tjetër ndonjëherë u janë kthyer metodave tradicionale të kursimit të parave që janë jashtë sistemit formal bankar. Shoku ekonomik nga pandemia e koronavirusit do të mund ta godasë interesin e përtërirë të këtyre klubeve të kursimit.

Kur Hilda Robles i kujton vitet e saj të para në Amerikë, sytë i mbushen me lot.

“Kam qarë dhe madje edhe kam dashur të largohem në një pikë kur jam ndier e vetmuar”, thotë ajo. “Kërkoja ndihmë nga njerëzit dhe ata nuk mund të më ndihmonin, pasi ata nuk kuptonin spanjisht dhe unë nuk kuptoja anglisht”.

Fillimi i vështirë

Kur ajo arriti në San Antonio, Teksas, para 20 vjetëve, edhe detyrat e përditshme, si shkuarja në punë apo te mjeku, ishin veprime të shkathëta të diplomacisë bilinguale dhe të planeve logjistike – ajo nuk ka pasur veturë, nuk ka ditur anglisht dhe gati askush nuk e ka ndihmuar.

Hapja e llogarisë bankare dukej e pamundshme. “Kur kam hyrë në bankë për herë të parë, më kishin thënë se nuk mund të hapë llogari bankare për shkak se nuk e kisha numrin social të sigurisë”, thotë ajo.

“Dikush më ka treguar rreth një banke ku mund ta hapja një llogari pa numër social të sigurisë, por mungesa e gjuhës më ndaloi që të shkoja”.

Kështu që Robles, 49-vjeçare, mori një rrugë tjetër – ajo hapi një tanda, klub i famshëm joformal i kursimeve në Amerikën Latine, me kontributin e të afërmeve të saj... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)