Botë

Trumpi thotë se deri në fund të javës do ta emërojë anëtaren e re të Gjykatës Supreme

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se deri në fund të javës do ta emërojë zëvendësen e Ruth Bader Ginsburg, që vdiq në fund të javës që shkoi.

Trumpi i kërkoi Senatit, që mbikëqyret nga Republikanët, të konfirmojnë zgjedhjen e tij për Gjykatën Supreme.

Sipas mediave në SHBA, Trumpi do ta zëvendësojë Ginsburg, një guximtare liberale që vdiq në moshën 87-vjeçare, me një konservator.

Madje, Trumpi duket se edhe e ka siguruar mbështetjen e tij të mjaftueshme në Senat.

Bilanci ideologjik i kësaj gjykate, me nëntë anëtarë është thelbësor për vendimet mbi çështje shumë të rëndësishme për ligjet në SHBA.

Presidenti amerikan tha të hënën se “është i obligueshëm që me kushtetutë” të emërojë sa më parë dikë në këtë post.

“Po shohim pesë juriste të pabesueshme … gra që janë të jashtëzakonshme në çdo aspekt. Po them sinqerisht, mund të jetë secila prej tyre dhe emrin do ta shpallim të premten ose të shtunën”, u shpreh Trumpi.

Gjykatësja Ginsburg vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, njoftoi Gjykata e Lartë. Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.