Botë

90 balena australiane ngordhin pasi ngecën në Tasmani

Të paktën një e treta e 270 balenave australiane të bllokuara në rërën e brigjeve të ishullit australian, Tasmania, kanë ngordhur.

Ekipet e shpëtimit raportojnë se ndërkohë dhjetëra gjitarë tjerë ujorë kanë ngordhur.

Ky bllokim masiv që la të ngordhura 90 balena, ndodhi në bregun perëndimor të ishullit, raporton BBC.

Biologët detarë po përpiqen të shpëtojnë balenat e mbetura në një operacion shumë të ndërlikuar që mund të zgjasë me ditë të tëra.

Është ende e panjohur arsyeja që i tërhoqi balenat në breg dhe u bllokuan aty.

Balenat e bllokuara janë një lloj i delfinit oqeanik, që rriten deri në shtatë metra gjatësi dhe mund të peshojnë deri në tre tonë.

Rreth 40 shkencëtarë qeveritarë, 20 zyrtarë policorë, peshkatarë dhe vullnetarë tjerë, janë përfshirë në operacionin e shpëtimit.

Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë nxiti tërheqjen e balenave në breg.