Botë

Protestuesit djegin ndërtesën e qeverisë në lindje të Libisë

Protestuesit i kanë djegur selitë e Qeverisë në qytetin Benghazi në lindje të Libisë, ndërsa demonstratat për kushtet e jetesës dhe korrupsionin kanë vazhduar në ditën e tretë rresht, shkruan agjencia Reuters.

Protestat nisën të shtunën edhe në Al-Bayda, ku ishte më herët selia e Qeverisë, në Sabha në jug, dhe po ashtu për herë të parë në Al-Marj, një fortesë e komanduesit në lindje Khalifar Haftar.

Libia është ndarë në dy kampe, me institucionet paralele në lindje e perëndim që nga viti 2014. Pjesa lindore e Libisë dhe shumica e jugut kontrollohet nga Ushtria Nacionale e Libisë (LNA) e drejtuar nga Haftar, e cila është në përputhje me një qeveri dhe një parlament të thjeshtë gjithashtu të vendosur në lindje.

Qeveria, që ka pak fuqi të vërtetë, ia dorëzoi dorëheqjen formale parlamentit të dielën.

Një ofensivë 14 muajshe nga LNA-ja për të marrë nën kontroll kryeqendrën Tripoli, nga Qeveria e Akordit Nacional (GNA) që njihet ndërkombëtarisht dështoi në qershor, duke dobësuar Haftarin.

Protestat janë nxitur nga zemërimi ndaj elitës politike dhe rënies së kushteve të jetesës, përfshirë reduktime të gjata të energjisë elektrike e po ashtu kriza të thella bankare.

Protesta të ngjashme shpërthyen edhe në fund të gushtit në perëndim të Libisë.

Në Benghazi protestuesit, disa të armatosur, ia vunë zjarrin ndërtesës së qeverisë.