Botë

Gjermanët i frikësohen më shumë Trumpit sesa koronavirusit, sipas sondazhit të ri

Gjermanët i frikësohen më shumë politikave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sesa koronavirusit, që ka bërë kërdi mbi ekonominë më të madhe të Evropës, është bërë e ditur përmes një sondazhi vjetor, të publikuar të enjten.

Frika se politikat e Trumpit do ta bëjnë botën vend më të rrezikshëm kanë lënë në sfond shqetësimet ekonomike, teksa më shumë se 53 për qind e të anketuarve e kanë vënë të parën në listë, ka bërë të ditur grupi gjerman i sigurimeve R+V.

Rritja e shpenzimeve të jetesës, gjendja ekonomike dhe kostot për tatimpaguesit e Bashkimit Evropian janë vënë ndërkaq në vend të dytë, të tretë dhe të katërt.

Koronavirusi ndërkaq ka zënë vendin e 17-të, raporton Reuters, transmeton KOHA.

Numri i të infektuarve në Gjermani ka qenë relativisht i ulët, krahasuar me disa shtete evropiane, por numrat e të infektuarve po rriten sërish.