Botë

Zaev uron Malin e Zi për hyrje në NATO

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka uruar homologun e tij malazez Dushko Markoviq dhe qytetarët për pranimin e shtetit në NATO me konstatimin se anëtarësimi i tij tregon se dyert e Aleancës mbeten të hapura, dhe do të motivojë qeverinë maqedonase në përmbushjen e standardeve demokratike dhe modernizimin e ushtrisë në rrugën drejt NATO-s.

“Shembulli i Malit të Zi konfirmon se nëse ekziston vullneti politik dhe niveli i lartë i vetëdijes qytetare për rëndësinë e proceseve të reformave, atëherë ajo do të realizohet me dinamikën e nevojshme dhe do të hapë perspektivën për shtete tjera”, thuhet në urimin e Zaev.