Botë

​8 viktima dhe 99 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, nga 1384 testet e kryera ka regjistruar 99 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 214 pacientë të shëruar.

Betejën me COVID-19 e kanë humbur 8 pacientë. Numri i rasteve aktive në vend bie ndër 2 mijë dhe shënon 1895./AlsatM