Botë

Spanja, shteti i parë në Evropën Perëndimore me mbi 500,000 raste me COVID-19

Spanja ka raportuar për 2,440 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke u bërë kështu vendi i parë në Evropën Perëndimore që shënon rekord me gjysmë milion të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka thënë se 26,560 raste të reja janë regjistruar që nga e premtja, përfshirë edhe ato të së hënës.

Rritja e rasteve e ka çuar numrin total në 525,549, raporton BBC.

98 të vdekur të tjerë janë shënuar, me gjithsej 29,516 të vdekur.

Spanja kishte menaxhuar ta vinte nën kontroll shpërthimin pandemik në fillim të vitit, pas një vale të parë e cila ndikoi më së shumti tek njerëzit e moshuar.

Por, derisa masat kufizuese u hoqën në qershor, infektimet u rritën nga disa qindra për një ditë në mbi 10,000 tash vonë, transmeton KOHA.