Botë

Kreu i OBSH-së: Koronavirusi nuk do të jetë pandemia e fundit

Foto: Reuters / ilustrim

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, ka paralajmëruar botën që të jetë e përgatitur më mirë për pandeminë e radhës, derisa ai u bëri thirrje që të investojnë për shëndetësinë publike.

Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë të hënën se, shëndeti publik ishte “themeli i stabilitetit social, ekonomik dhe politik”, raporton BBC.

Pa sistem të fortë të shëndetësisë, shtetet nuk do të mund t’i përgjigjen pozitivisht shpërthimeve të sëmundjeve infektive, ka thënë Tedros.

“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit”, shton ai, transmeton KOHA. “Historia na mëson se pandemitë janë fakt në jetë. Por, kur vjen pandemia tjetër, bota duhet të jetë e gatshme, më e gatshme sesa ishte këtë herë”.

Deri më sot, mbi 27 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus në botë dhe gati 900,000 të tjerë kanë vdekur.