Botë

Rrëmbehet liderja opozitare bjelloruse Maria Kolesnikova

Persona të paidentifikuar e kanë rrëmbyer në qendër të Minskit liderën e protestave bjelloruse, Maria Kolesnikovan, dhe, siç raportojnë mediat lokale në bazë të dëshmive të njerëzve që e kanë parë me sytë e vet, e kanë dërguar në drejtim të panjohur.

Bashkëpunëtorja e Kolesnikovas ka njoftuar se po verifikohen raportimet e këtyre mediave, transmeton Reuters të hënën.

Policia bjelloruse po ashtu po gjurmon besueshmërinë e këtij informacioni, thekson agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, transmeton Koha.net.