Botë

Protestuesit në Bjellorusi përballen me forcat e policisë

Descriptive Text

Mijëra njerëz i janë drejtuar kryeqytetit të Bjellorusisë, Minskut, për të protestuar kundër presidentit, sërish.

Policia ka përdorur ujë për të shpërndarë turmën dhe barriera për t’i ndalur, derisa janë arrestuar një numër i protestuesve, disa prej të cilëve kanë marrë lëndime.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Alexander Lukashenko, përmes protestave të cilat kanë filluar që pas zgjedhjeve, raporton BBC.

Ata akuzojnë autoritetet për manipulim të rivotimit të tij, para më shumë se një muaji.

Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjera janë lënduar që nga atëherë, derisa qeveria u përpoq t’i shuante përpjekjet e tyre.

Një numër nga figurat opozitare kanë ikur nga vendi, ndërsa aktivistja Olga Kovalkova ka thënë se është strehuar në Poland për shkak të kërcënimeve për burgosje.

Kandidatja opozitare, Svetlana Tsikhanouskaya, u largua në Lituani pas zgjedhjeve, transmeton KOHA. Ajo pretendon se në zgjedhjet presidenciale kishte fituar 60 deri në 70 për qind të votave. Më 22 gusht deklaroi se bjellorusët duhet të luftojnë për të drejtat e tyre dhe nuk duhet t’i besojnë Lukashenkos kur thotë se vendi është nën kërcënim ushtarak.

Komentet e saj u bënë pas deklaratave të Lukashenkos se trupat e NATO-s në Poloni dhe Lituani i janë afruar kufijve me Bjellorusinë.

NATO-ja ka thënë se këto pretendime të Lukashenkos janë të pabaza.

Dje, Tikhanovskaya ka kërkuar ndërhyrjen nga Kombet e Bashkuara për të ndalur dhunën e autoriteteve ndaj protestuesve.