Botë

166 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 166 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Nuk është raportuar për ndonjë të vdekur, ndërsa janë shëruar 224 persona. Në 24 orët e fundit janë testuar 1756 mostra.

Në total në Maqedoni të Veriut janë infektuar 14.762 persona me koronavirus. Prej tyre 606 kanë vdekur, ndërsa janë shënuar 11.965. Janë 2191 raste aktive.