Botë

Në SHBA, më shumë se 6 milionë të prekur me COVID-19

Foto: Reuters / Arkiv

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar shifra e gjashtë milionë rasteve të regjistruara me koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

SHBA-ja është shteti më i prekur nga COVID-19 në botë. Pas saj vjen Brazili me më pak se 4 milionë të prekur.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tash në SHBA janë regjistruar 6 milionë e dy mijë raste me COVID-19, me 183 mijë viktima.