Botë

Nga sulmi me kamion-bombë në Kabul qenë vrarë mbi 150 vetë

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, thotë se më se 150 vetë ishin vrarë nga sulmi masiv me kamion – bombë në një lagje të kryeqytetit Kabul, më 31 maj.

“Më se 150 djem dhe vajza të pafajshëm afganë janë vrarë dhe më se 300 të tjerë ishin dërguar nëpër spitale me djegie dhe thyerje”, tha sot Ghani në një konferencë shumëkombëshe paqësore në Kabul.

Më herët zyrtarët patën thënë se ishin vrarë 90 vetë, në këtë sulm, që ishte më vdekjeprurësi në Kabul, prej përmbysjes së regjimit taliban, pas invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2001.

Presidenti Ghani i ka nderuar edhe 13 oficerë të policisë për të cilët tha se e kishin ndalur kamionin në hyrje të hapësirës së fortifikuar dhe ishin vrarë nga eksplodimi.

Për këtë sulm asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë.