Botë

“Rreth botës” për të rejat e globit

Emisioni i cili iu shpie rreth globit me përmbledhjen e ngjarjeve kryesore vjen në transmetim çdo të hënë nga ora 21:10 në Kohavision.

Edhe edicioni i së hënës do të sjellë një përmbledhje të zhvillimeve në vende të ndryshme të botës të ballafaqimit me COVID-19, zbulimin e vaksinës kundër këtij virusi dhe të rejat shkencore në raport me të.

Edhe zhvillimet e tjera rreth e qark botës do të vijnë të përmbledhura, përfshirë edhe kuriozitetet. Informacionin e përmbledhur nga i gjithë globi mund ta merrni drejt e shpejt më së miri në “Rreth botës”.