Botë

Rusia po hetohet për shtrimin në spital të kritikut të Kremlinit

Ministri i Jashtëm i Rusisë tha të enjten se po e nis një hetim për shtrimin në spital të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, mbi dyshimet se ai ishte helmuar.

Navalny, 44-vjeçar, është vendosur në komë mjekësore në një spital në Berlin, ku ai u dërgua të shtunën, pasi u sëmurë gjatë fluturimit nga qyteti i Siberisë, Tomsk, në drejtim të Moskës.

Klinika gjermane që e trajtoi tha se ekzaminimi i parë mjekësor tregon se ai është helmuar, megjithëse doktorët rusë, që e trajtuan atë në një spital Siberian, e kanë kundërshtuar diagnozën, raporton Reuters.

Njësia transportuese e Ministrit të Brendshëm, tha se po e zhvillon një hetim fillestar, mbi fluturimin e Nalavnyt, ai e bëri një ndalje emergjente në qytetin e Omskit. Ata thanë se e hetuan dhomën e hotelit ku Navalny ka qëndruar në Tomsk, rrugët që ka marrë në qytet, dhe është analizuar nga kamerat e sigurisë duke shtuar se nuk kanë gjetur drogë ose substanca të tjera.

Kremlini tha se këtë javë do që rrethanat e kësaj ngjarjeje të zbulohen, dhe shpreson që incidenti nuk do t’i prishë raportet me Perëndimin.

Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian tha të enjten, se ai ishte i befasuar nga Rusia, që nuk pati një qasje transparente mbi mundësinë e helmimit të Navalnyt.