Botë

Në Kroaci, 275 raste të reja me COVID-19, një i vdekur

Foto: Reuters / ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 275 raste të reja me COVID-19, ndërkohë një pacientë ka humbur betejën me këtë sëmundje, njoftoi index.hr të dielën.

Ky numër i të infektuarve është për 31 më i vogël se i para një dite, kur edhe u shënua rekord për një 24 orësh.

Sipas Ministrisë, në gjithë Kroacinë aktualisht janë 2203 raste aktive, e prej tyre 155 janë të hospitalizuar. Gjendja e 12 pacientëve është më e rënduar.

Deri më tash, në Kroaci janë shënuar 8.175 raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 171 pacientë.