Botë

Të paktën dy persona të lënduar rëndë pas një shpërthimi në një stacion treni në Angli

Descriptive Text

Të paktën dy persona janë lënduar shumë rëndë në stacionin e trenit në Stowmarket, qytet i vogël në Angli, pas një shpërthimi.

Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes derisa është raportuar për lëndime të rënda.

SkyNews raporton se qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë larg kësaj zone derisa është evakuuar stacioni. Në anën tjetër, Mirror shkruan se dyshimet janë që shpërthimi ka ndodhur brenda një furgoni që ishte në lëvizje. Aty theksohet se ka shpërthyer një bombolë gazi.

Autoritetet po merren me rastin derisa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.