Botë

Mbi 2 mijë të prekur me COVID-19 brenda një dite në Gjermani

Foto: Reuters

Mbi 2 mijë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 të shtunën në Gjermani, raporton The Guardian.

Të dhënat nga Instituti Rober Koch (RKI) tregojnë se sot kanë rezultuar pozitivë 2,034, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 232,082.

Kurse raportohet se janë shënuar shtatë viktima, transmeton KOHA. Duke e çuar kështu në 9,267 persona të vdekur nga COVID-19 në Gjermani.