Botë

Opozitari rus transferohet në Gjermani

Foto: Reuters

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, është transferuar në Gjermani për trajtim shëndetësor. Ai është në koma pasi dyshohet se ka pirë një çaj të helmuar.

Doktorët në qytetin Omsk kanë insistuar të premten se ai është shumë i sëmurë për t’u transportuar, teksa kanë thënë se kishte një çrregullim në metabolizëm, duke mos konfirmuar nëse është helmuar, transmeton KOHA. 

Reuters raporton se tashmë Navalny ka mbërritur në Berlin.

Sipas aktivistit Jaka Bizilj gjendja e Navalnyt tashmë është më stabile pas arritjes në Berlin ku po merr trajtim mjekësor.