Policia bën të ditur emrat e dy sulmuesve në Londër

Policia bën të ditur emrat e dy sulmuesve në Londër

05 June 2017 19:19

Policia britanike ka bërë publik emrat e dy prej tre sulmuesve në Londër, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Khuram Butt, 27 vjeçar, ishte i martuar, kishte fëmijë dhe për disa vite me radhë jetonte në Barking.

Sulmuesi tjetër ishte 30-vjeçari Rachid Redouane.

Këta të dy dhe i dyshuari i tretë që shpejt do i bëhet publik emri u qëlluan nga policia, pasi vranë 7 persona dhe plagosën 48 tjerë.

Policia ka bërë të ditur se Butt ishte shtetas britanik që vinte nga Pakistani, ndërsa Redouane, i cili gjithashtu jetonte në Barking të Londrës, ishte maroken-libian.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme