Botë

Franca regjistron mbi 4.700 raste me koronavirus në një ditë

Descriptive Text

Rastet e konfirmuara me koronavirus në Francë po shtohen me ritme të mëdha.

Të premten janë raportuar 4,771 raste pozitive, 1.000 më shumë se dy ditë më parë, shkruan BBC të premten.

Është hera e parë që raportohen më shumë se 4.000 raste ditore që nga muaji maj.

Ndërkohë edhe Spanja, Italia dhe Gjermania kanë regjistruar numrat më te lartë të rasteve që nga fundi i prillit apo majit, transmeton KOHA.

Shumicën e rasteve të reja në Spanjë thuhet se përbëjnë njerëzit e rinj, ndërsa në Gjermani rritja e rasteve i atribuohet mungesës së distancimit social si dhe e udhëtarëve që po kthehen nga jashtë.