Botë

Kompania amerikane do të testojë vaksinën anti-Covid në 60 mijë vullnetarë

Descriptive Text

Kompania farmaceutike amerikane “Johnson & Johnson” synon të nisë testimin e vaksinës eksperimentale kundër koronavirusit deri në 60 mijë vullnetarë në fazën e fundit që pritet të nisë në shtator, sipas databazës së qeverisë amerikane për testimet klinike.

Testimi do të kryhet në rreth 180 qytete të Shteteve të Bashkuara dhe në shtetet tjera si Brazili e Meksika.

Rivalët që po synojnë të prodhojnë vaksinën anti-Covid, si “Moderna” dhe “Pfizer” po synojnë të kryejnë testime deri në 30 mijë vullnetarë për fazën e fundit të testimeve.

“J&J” nuk ka pranuar të komentojë raportimet, ndërsa aksionet e kompanisë nisën menjëherë të ngrihen pas raportimit për testimin final.

Sipas raportimeve të Reutersit, administrata e presidentit Donald Trump po merr shkencëtarë nga shtete të tjera për të ndihmuar në testimet e vaksinës potenciale kundër COVID-19.