Botë

Tre të vdekur dhe 118 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

118 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Maqedoninë e Veriut nga 1653 testime të kryera brenda 24 orëve të fundit.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se kanë vdekur edhe 3 të infektuar dhe janë shëruar 127 të tjerë.

Deri më tash, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 554 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri i rasteve aktive është 2888.