Fqinji i njërit prej sulmuesve në Londër: E kam raportuar tek autoritetet por nuk m’u përgjigjën

Fqinji i njërit prej sulmuesve në Londër: E kam raportuar tek autoritetet por nuk m’u përgjigjën

05 June 2017 15:42

Një fqinj i njërit prej sulmuesve në Londër, identitetin e të cilit policia e njeh, ka thënë se e ka raportuar njërin prej sulmuesve në polici kohë më parë, megjithatë nuk ka marrë përgjigje fare nga autoritetet.

Ai ka bërë të ditur se e ka dëgjuar disa herë fqinjin e tij tek provonte të radikalizoj fëmijët në lagje, duke cekur synimet e tij ekstremiste, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

“Më fliste për sulme të ndryshme që kanë ndodhur e gjithashtu për radikalizmin, ai për gjithçka gjente justifikime. Kështu, një ditë vendosa të kontaktoj me autoritetet. Kisha dyshime tek ai. Fliste shumë edhe për Musain, profet mysliman. Kam folur me grupet anti-terroriste dhe ua shpjegova tërë bisedën time me të. Unë e bëra pjesën time, e di që edhe shumë fqinjë tjerë e kanë bërë por autoritetet nuk bënë punën e tyre, nuk morën asnjë hap”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se kohën që qëndronte me të, ai gjithmonë i fliste për Muhamedin dhe fenë islame.

“Më thoshte se nëse nuk ndjeki fenë myslimane unë do të shkoj në ferr. Më thoshte duhet të kujdesem për fëmijët sepse në botë është duke u zhvilluar luftë”, ka shtuar ai.

Ai ka bërë të ditur se e ka raportuar tek autoritet pothuajse 1 vit më parë, duke treguar se disa herë ka folur edhe me fëmijët e tij.

“Vinin fëmijët tanë në shtëpi dhe na thoshin “mami, babi kur do të bëhemi mysliman”, ka shtuar ai duke bërë të ditur për personin në fjalë që tashmë policia e di identitetin.

Ai ka bërë të ditur se gjatë viteve që terroristi ka qëndruar në lagjen e tyre, asnjëherë nuk kanë pasur probleme me të, por megjithatë një numër i madh i fqinjëve të tij kanë pasur dyshime në të se mund të ishte terrorist.

Policia londineze e njeh identitetin e tre xhihadistëve që vranë 7 persona e plagosën 48 të tjerë në Londër dhe do t’i bëjë publik shumë shpejt.

36 persona janë aktualisht të shtruar në spital me plagë të rënda, 21 prej tyre mbeten në gjendje kritike për jetë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme