Njëri prej sulmuesve në Londër kishte letërnjoftim irlandez

Njëri prej sulmuesve në Londër kishte letërnjoftim irlandez

05 June 2017 14:29

Policia britanike ka njoftuar se njëri prej terroristëve të qëlluar në Londër, ka pasur letërnjoftim irlandez.

Thuhet se ai jetonte në Irlandë, megjithatë besohet të jetë me origjinë marokene. Sipas medieve të huaja, ai ka qenë duke jetuar në Dublin dhe ishte i martuar.

Është bërë e ditur se tashmë policia e njeh identitetin e tre xhihadistëve që vranë 7 persona e plagosën 48 tjerë, shkruan Telegraph, transmeton Koha.net.

Policia gjatë ditës së sotme ka bastisur dy shtëpi, ndërkaq janë arrestuar edhe 12 persona tjerë në zonën Barking.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme