Botë

Brazili regjistron 620 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit, mbi 23 mijë të infektuar

Brazili ka regjistruar të dielën 620 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 23.101 raste të reja me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Brazilit, shkruan agjencia Reuters.

Në total në Brazil janë regjistruar 107.852 të vdekur nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 3.340.197 të infektuar.