Botë

Tre të vdekur në Skoci, treni del nga binarët

Tre persona, përfshirë shoferin, kanë vdekur pasi një tren me pasagjerë ka dalë nga binarët në Aberdeenshire të Skocisë, të mërkurën.

Rreth 30 automjete të urgjencës ishin parë në vendin e ngjarjes, pas incidentit.

Mendohet se treni rrëshqiti pas shiut të rrëmbyeshëm i cili shkaktoi përmbytje dhe ndërprerje të udhëtimeve, raporton BBC, transmeton KOHA.

Gjashtë pasagjerë janë dërguar në spital, edhe pse lëndimet e tyre nuk kanë qenë serioze.