Botë

Shtëpitë në Qytetin e Vjetër të Sanaa’s afër shembjes nga shiu

Shtëpitë në Qytetin e Vjetër të Sanaa’s në Jemen, vend ky i mbrojtur nga i listuar te UNESCO, po kolapsojnë shkaku i rrebeshit të shiut, ndërsa muaj të tërë me vërshime e stuhi kanë rënduar situatën në shtetin edhe ashtu të rrënuar nga lufta, mungesa e ushqimit dhe sëmundja.

Shtëpitë kafe e bardhë në lagjen historike të Sanaa’s, që datojnë para shekullit të 11-të, kanë qenë në rrezik nga konflikti dhe neglizhenca.

Shtëpia e Muhammad Ali al-Tahlit ka kolapsuar pjesërisht të premten ndërsa rrebeshi i shiut ka vazhduar në Sanaa, duke lënë gjashtë gra e gjashtë fëmijë të familjes së tij të pastrehë, shkruan Reuters.

“{do gjë që kishim është varrosur”, ka thënë Muhammad.


Aqeel Saleh Nasarr, zëvendëskryetari i Autoritetit për Ruajtje të Qyteteve Historike, ka thënë se qytetarët sot nuk mirëmbajnë këto ndërtesa të vjetra si në të kaluarën, duke shkaktuar plasaritje e po ashtu dobësim.

Autoriteti ka punuar me UNESCO-n dhe disa organizata tjera për të ruajtur këto.

Por reshjet e shiut, që kanë filluar në mesin e prillit dhe do të zgjasin deri në fillim të shtatorit, ka rënduar atë që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur edhe ashtu krizën më të madhe humanitare në botë.

Pesë vjet luftë kanë shkaktuar vdekjen e 100 mijë personave dhe kanë lënë 80 për qind të popullatës të varet nga ndihmat.