Botë

Makineria e politikës së jashtme e Bidenit

Foto: Reuters

Nëse fiton Joe Biden, këta janë disa prej ekspertëve kryesorë të politikës së jashtme që do të mund të viheshin në krye të detyrave të larta në administratën e re

Ekipi joformal i këshilltarëve për politikë të jashtme dhe siguri kombëtare i ish-zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, është zgjeruar pothuajse me dy mijë persona, përfshirë njëzet grupe punuese që merren me çështje prej diversitetit në sigurinë kombëtare deri te kontrolli i armëve, mbrojtja, inteligjenca dhe siguria e brendshme, kanë bërë të ditur zyrtarë të lartë të fushatës dhe sipas një liste të brendshme të kryeshefave të atyre grupeve, e që ka arritur ta sigurojë revista politike amerikane, “Foreign Policy”.

Organizimi i grupeve ofron analiza dhe vrojtime të thukta se si Bideni po rreket të formësojë agjendën e politikës së jashtme dhe që t’ua kthejë shpinën shumicës së politikave të jashtme kundërthënëse të presidentit Donald Trump, përfshirë demonizimin e refugjatëve dhe frenimin e sulmeve seksuale ndaj grave dhe të drejtave riprodukuese në krejt botën. Dhe krejt këtë e ka nisur tashmë me qëllim që të jetë i gatshëm për zbatimin e tyre menjëherë pas fitores eventuale në zgjedhjet e tre nëntorit. Në hulumtim janë spikatur edhe anët e padukshme të këshilltarëve që nuk shfaqen, si ekspertja për Azinë Lindore, Ely Ratner, dhe Daniel Benaim, specialist për Lindje të Mesme, me lidhje të ngushta me Bidenin, të cilët me gjasë do të marrin pozita fort të larta në Pentagon, Departament të Shtetit, komunitet të inteligjencës dhe në agjenci të tjera nëse zgjidhet Bideni.