Botë

Shkencëtarët nga Johns Hopkins bëjnë thirrje për ndërrim të qasjes ndaj koronavirusit

Shkencëtarët i kanë bërë thirrje qeverisë së SHBA-së që të ndryshojë qasjen ndaj pandemisë së koronavirusit, duke paralajmëruar se ky shtet “nuk është në rrugë të drejtë për të marrë shpërthimin nën kontroll”, i cili deri tani ka vrarë 150,000 njerëz dhe ka infektuar 4,4 milionë persona.

Thirrja e bërë nga Universiteti Johns Hopkins të mërkurën u bë në kohën kur SHBA raportoi rritjen më të madhe ditore të vdekjeve nga Covid-19 që nga muaji maj, sidomos në shtetet si California, Texas dhe Florida.

Në deklaratën e shkencëtarëve u tha se gjersa SHBA-ja kishte arritur zvogëlimin e infektimeve në muajin maj, duke zbatuar urdhra të rrepta të kufizimeve, rritja e tashme e infektimeve është duke i përmbytur spitalet në shumë pjesë të shtetit, shkruan Al Jazeera.

“Ndryshe nga shumë shtete tjera në botë, SHBA nuk është duke shkuar drejtë marrjes së kontrollit ndaj kësaj epidemie. Është koha të ndryshohet qasja”, u tha në deklaratë, duke paraqitur 10 masa që duhen ndërmarrë për të zvogëluar përhapjen e virusit.

Kryesorja ishte përdorimi universal i maskave, distancimi fizik, larja e duarve shpesh dhe shmangja e tubimeve të mëdha, transmeton KOHA.

“Covid-19 ka arritur një pikë në SHBA ku këto masa mbrojtëse nuk mund të quhen më çështje personale, por përgjegjësi e tërë shoqërisë”, u tha në deklaratë

Në vendet ku po përkeqësohet situata, zyrtarët duhen kthyer urdhrat e mbylljes në shtëpi deri sa nuk të zvogëlohen numrat për së paku dy javë.

Rekomandimet tjera përfshijnë rritjen e pajisjeve për mbrojte personale dhe kapacitetin e testimit, si dhe analizën më të mirë epidemiologjike dhe rritjen e përcjellës së kontakteve.